Hoxhallari është larguar nga Tirana duke firmosur për UTA Arad, atje ku gjendet edhe Batha. Por mbrojtësit 26-vjeçar nuk i ndahet derbi me Partizanin, megjithëse këtë herë do të ketë veshur ngjyrat e ekipit rumun. Ekipi i Superiores do të udhëtojë drejt Sllovenisë në datën 15 qershor për të zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri.
Ndërkohë edhe UTA Arad do të jetë në Slloveni për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm. Tashmë është bërë e ditur se të dyja ekipet kanë arritur marrëveshjen se në datën 30 qershor do të zhvillojnë një miqësore së bashku. /Sport Ekspres/