Chelsea ka marrë humbjen e parë në drejtimin e trajnerit Tuchel duke u mundur në shifrat 2-5 ndaj WBA. Kjo përballje i iku nga duart londinezëve pas ndëshkimit me karton të kuq të Thiago Silvës që në pjesën e parë. Deri në këtë moment gjithçka fliste për trajnerin Tuchel për mënyrën sesi e kishte shndërruar skuadrën, duke e kthyer në makineri fituese. Por vetëm një humbje, kaq është kërkuar për të ndryshuar tërësisht ambientin.
Shumë lojtarë kanë shprehur tensionin e tyre pas humbjes së fundit ndërsa trajneri Tuchel e ktheu shpjegimin e gabimeve me video si një “shou horrori”. E gjithë kjo situatë është përkëthyer edhe në përplasje e grindje gjatë stërvitjes.
Mbrojtësi Rudiger ka bërë ndërhyrje të rrezikshme duke rrëshkitur në këmbët e portierit Kepa, që mund të pësonte dëmtim serioz. Në këtë moment Kepa është kthyer duke i thënë gjithçka shokut të skuadrës, ndërsa Rudiger nuk ka bërë mbrapa dhe ka vepruar me të njëjtën monedhë. Fatmirësisht përplasja fizike nuk u lejua nga shokët e skuadrës dhe trajneri Tuchel e përjashtoi Rudiger për ta dërguar në dhomat e zhveshjes përpara kohe. /Sport Ekspres/