Bajerni i Mynihut ka eliminuar PSG-në nga Liga e Kampionëve, por vëmendjen kryesore e ka rrëmbyer De Ligti. Mbrojtësi hollandez i mohoi parisienëve një gol të sigurt në pjesën e parë, kur largoi një top pranë vijës fatale.
Lidhur me veprimin e 23-vjeçarit, trajneri i Bajernit ka thënë për mediat pas përfundimit të ndeshjes se shumica e mbrojtësave do të dorëzoheshin dhe do të ndalonin së vrapuari.
“De Ligti thjesht do që të mbrojë. 9 nga 10 mbrojtësa do të ndalonin së vrapuari aty dhe do të thonin se ka marrë fund”, ka thënë Julian Nagelsmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/