“Do i vë një kamion me çokollata zvicerane para derës”, portieri i Bajernit falenderon De Ligtin: E mahnitshme si më shpëtoi

Matajs De Ligt pati një paraqitje mbresëlënëse kundër PSG-së. Mbrojtësi hollandez ka përballuar me sukses sulmin e frikshëm të francezëve, si dhe në minutën e 38 hoqi një top në vijën fatale. Gabimi i Zomerit mund të kushtonte rëndë, por De Ligti mbajti në lojë Bajernin e Mynihut. Për veprimin e tij, ish-lojtari i Juventusit ka marrë edhe falenderimet e portierit të skuadrës bavareze. Jan Zomeri ka deklaruar për mediat pas përfundimit të ndeshjes se do të vendosë një kamion me çokollata zvicerane para derës së De Ligtit për ta falenderuar që e shpëtoi nga një gol i sigurt.

“Problemi ishte se unë kisha zgjidhjen time te Stanisiçi, ajo u mbyll dhe pastaj krejt papritur nuk pata më një zgjidhje. I pabesueshëm De Ligti. Do t’i vë një kamion plot me çokollata zvicerane para derës së tij. E mahnitshme se si më shpëtoi. Nëse kjo shkonte keq, loja do të dukej ndryshe”, ka deklaruar Jan Zomeri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online