Hondurasi akuzon: Australia na ka spiunuar

Nesër luhet finalja e kthimit play-off mes Australisë e Hondurasit, me fituesin që do të shkojë në Kupën e Botës. Në vajtje nuk pati fitues dhe as gola, ndërsa ndeshja e kthimit është ngarkuar me tension, pasi Hondurasi akuzon për spiunazh.o

Para ndeshjes së vajtjes, një dron fluturonte mbi fushën ku stërvitej Hondurasi, ndaj trajneri Horge Luis Pinto akuzon: “Australia filmonte me dron stërvitjen, për të zbuluar taktikat tona. Është e sikletshme, kështu nuk ka fair-play”.

Australia ka mohuar gjithçka, me të drejtë, sepse nuk ekziston ndonjë provë, ndërkohë që javën e shkuar trajneri Pinto u bë qesharak, sepse deshi të mbyllte stërvitjen, duke akuzuar një gazetar australian se po regjistronte detajet teknike për t’ia nisur Australisë, gjatë 15 minutave të para stërvitore, që bëhen me dyer të hapura, sipas urdhrit nga FIFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *