Ideja për zhvillimin e Kupës së Botës çdo dy vjet po “zien” dita-ditës, por po has kundërshtime të forta mes lojtarëve dhe UEFA-s. Megjithatë Arsen Venger nuk bën mbrapa dhe i mëshon kësaj hipoteze, të cilën ishte po ai vetë që e nxorri në dritë. Ish-trajneri francez i mëshon zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet dhe sfidon këdo që ka një ide më të mirë ta telefojë për t’ja propozuar.
“Edhe unë fillimisht mendova ‘mos u mërzit’. Unë hoqa dorë nga ideja fillimisht sepse dija vetëm për kampionatet çdo katër vjet. Shumë njerëz kanë të njëjtin reagim dhe refuzojnë të ndryshojnë traditën. Bota ka ndryshuar. Tani fëmijët e moshës 10, 15 ose 20 vjeç kanë një pikëpamje të ndryshme për botën. Ne kishim Europianin këtë vit, vitin e ardhshëm është Kupa Botërore dhe kjo nuk habit askënd. Nëse dikush ka një ide më të mirë, e keni numrin tim të telefonit”, ka thënë Arsen Venger./Sport Ekspres/