Historitë e shqiptarëve/ “Mos bëni shaka dhe thoni që ne s’na kap”, ju flet Strakosha: U duk larg në Kinë

Një situatë e rëndë është krijuar në gjithë botën me përhapjen në masë të Koronavirusit. Sa i përket Europës, Italia është vendi më i prekur dhe po shkaktohen më shumë viktima. Sa i përket ardhjes në Shqipëri, tani janë konfirmuar 15 raste në vendin tonë, ku fatkeqësisht ka pasur edhe një person që ka ndërruar jetë.

Por kalimi i Koronavirusit në Shqipëri do të vononte disi, në një kohë që kishte përfshirë të gjitha vendet fqinje me ne si Italia dhe Greqia. Kjo i la vend edhe disa histori të shqiptarëve, që nisën të mendonin për një imunitet ndryshe dhe më të fortë të trupit. E gjitha kjo rezultoi e gabuar, ndërsa në një intervistë për “Top Channel”, këshilla jep edhe Thomas Strakosha nga Italia.

“Janë ditë të vështira sepse është diçka e re kjo që po përjetojmë. U duk larg nga Kina por erdhi shpejt. Ne si klub kemi marrë masat të qëndrojmë në shtëpi të paktën një javë na dorëzuan një program për stërvitje individuale. Na është komunikuar që vetëm për gjërat serioze mund të dalim nga shtëpia ne supermarket ose farmaci. Gjëja e parë është shëndeti i njerëzve futbolli kalon në plan të dytë. Nuk na intereson kjo tani por familjet tona.

Gjëja e parë është të respektojnë masat e qeverisë në Shqipëri sepse kjo ndihmon në përmirësimin e situatës. Nuk mundet të shohim lajmet dhe të themi me shaka që ne nuk na kap e ta lëmë pas dore. Nuk duhet të kemi panik sepse ashtu do gabonim por duke marrë seriozisht masat e qeverisë do ja dalim”, tha Strakosha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *