Las Palmasi ka marrë një fitore të papritur ditën e sotme. Klubi spanjoll ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 1-2. Një rezultat historik, pasi një fitore e tillë në Barcelonë nuk arrihej që prej vitit të largët 1971. Trajneri i Las Palmasit ia ka kushtuar këtë triumf tifozerisë së tij, e cila shpesh ka vuajtur me rezultatet që ka marrë skuadra në kampionat.
“Është një ditë historike, sepse këtu nuk fitohej që nga 1971-shi. Kjo fitore është për tifozerinë tonë, që na janë shoqëruar gjithmonë dhe ka vuajtur. Sot është një ditë shumë-shumë e bukur. Le ta shijojnë, sepse është për ta. Lojtarët dhanë gjithçka”, ka deklaruar Diego Martinezi./Sport Ekspres/