Historike/ “Liga Unike” bën zyrtarisht bashkë Kosovën dhe Shqipërinë, Rama: Kur e sheh, thua pse nuk ka ndodhur më parë

Ajo që të gjithë e kishim ëndërruaar tani vjen si një projekt real dhe i prekshëm. Kosova dhe Shqipëria më në fund shkrihen në një dhe këtë arrin ta bëë vetëm sporti. “Liga Unike” merr jetë qysh sot, ku janë hedhur firmat e presidentëve të të dy Federatave të basketbollit, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Megjithëse është sporti ai që bën bashkë shqiptarët nga të gjitha trojet shqipfolëse, politika nuk mungon të marrë për vete një copë të meritave, teksa të pranishëm në këtë moment historik ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama, bashkë me Ministret e Sportit të Shqipërisë dhe Kosovës. Numri 1 i Qeverisë sonë zbuloi edhe logon që do të simbolizojë “Ligën Unike”.

“Kjo është pak si veza e Kolombit. Kur e sheh të ndodhi duket sikur është e cuditshme pse nuk ka ndodhur më parë, apo pse ka ndodhur vetëm kjo. Por është një pjekuri e këtyre dëshirave që janë mbartur prej kohësh. Idetë kanë nevojë për kohën e tyre. Faktit që kësaj ideje i erdhi koha është shumë i gëzueshëm. Pak më shumë se para 10 vitesh dukej fantashkencë. Jo shumë larg në kohë fëmijët shqiptar këtej dhe andej kufirit mësonin shqip me abetare krejtësisht të ndryshme. Sot nuk është më kështu. Jo shumë vite më parë studentëve këtej dhe andej kufirit i duheshin një mal me burokraci për të studiuar në Tiranë apo Prishtinë.

Krijimi i Ligës Unike shkon një hap më tutje. Kam shpresë dhe besim se kjo do të bëhet shtysë për të tjerët. Aq më tepër që në fushën e sportit nuk jemi të fortë edhe bashkë e jo më nëse jemi të ndarë. Ka pasur herët jo pak sportistë që kanë shkuar në Kosovë dhe kanë qenë pjesë e aktivitetit në fushën e basketbollit. Sot, krijimi i Ligës e dërgon këtë shkëmbim në një nivel tjetër. Por ajo që është më e rëndësishme, ngre patjetër nivelin e konkurencës, duke pasur më shumë cilësi në parket. Përfshirja e klasave sportive në një nivel të përbashkët duhet të stimulohet nga kjo që ndodh sot këtu. E mira nuk ka fund dhe e keqja harrohet shpejt. Ne si shqiptar jemi më mirë se asnjëherë tjetër, në aspektin e të drejtave në rajon.

Krahasimi me 10 vjet më parë është si dita me natën. Pozicioni në të cilën ndodhemi ka shumë potencial për t’u zgjeruar. Por të mos harrojmë se nuk ka qenë 100 vjet përpara kur lojtarët shqiptar të basketbollit u arrestuan në parket vetëm se ishin shqiptar në ndeshjen mes Trepcës dhe Mitrovicës. Nuk po krijohet një ligë mes një fuqie të madhe e një të vogle, por mes dy komponenteve që kanë cfarë japin dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Do të ndihmojë për dialogu dhe komunikimi mes ligës dhe dy qeverive tona për të kuptuar se cfarë duhet të bëjë më mirë dhe për të kërkuar nga Liga ndihmë që ky shembull të ndihmojë përtej vijave të bardha të basketbollit dhe shembull që të tjerët nuk duhet të vonojnë që ta implementojnë në aktivitetin e tyre.

Është një proces i bukur integrimi jetësor. Është një proces integrimi mes dy pjesëve të popullit tonë. Në këtë sfidë më vjen shumë mirë që basketbollistët e dikurshëm bënë një kërcim spektakolar. Shumë respekte për presidentin e FIBA-s. Një personalitet i madh dhe mik i mirë i Shqipërisë dhe Kosovës, që ka kapërcyer barrierat e Covidit dhe ka ardhur të jetë këtu present“, ka thënë Edi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *