Historike/ “Krenaria ime është Kombëtarja”! Europa mban vështrimin te Lorik Cana: “Air Albania” është fantastik, do kënaqeni në Shqipëri

Pas hedhjes së shortit në “Champions League” dhe “Europa League” ishte momenti që tërhiqen goglat edhe për kompeticionin e tretë për nga rëndësia që ka marrë jetë, “Conference League”. Ky i fundit do të zhvillohet për herë të parë dhe njëkohësisht Shqipëria do të debutojë me një finale të këtij niveli, ku mban vështrimin e gjithë Europa.

E si për të nderuar më tej shqiptarët, UEFA kishte zgjedhur Lorik Canën që të tërhiqte goglat për finalen e “Air Albania”. Kapiteni i përjetshëm i kuqezinjëve u prezantua si një legjendë e Shqipërisë, ndërsa kur u pyet për karrierën e pasur dhe krenarinë më të madhe të tijën, nuk kishte dyshime për përgjigjen:

“Kam luajtur në shumë klube të njohura, jam krenar për karrierën time. Që kur je fëmijë ëndërron që të luash në nivelet më të larta. Kam qenë pjesë e Marsejë, Galatasarai, Lacio dhe ekipe të tjera. Por padyshim që krenaria më e madhe është arritja me Kombëtaren dhe rrugëtimi me të.

“Air Albania”? Është një stadium i mrekullueshëm, modern, i vendosur në qendër të kryeqytetit. Është padyshim një stadium atraktiv dhe një nga më modernët në Europë. Kjo finale që do të organizohet në Tiranë është edhe një mesazh që vjen nga vendet e Ballkanit. Do të kënaqeni shumë, Shqipëria është vend shumë i bukur”, mbylli Lorik Cana. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *