San Marino ka marrë sot një fitore historike. Kombëtarja e këtij mirko-shteti ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Lihtenshtajnin në përballjen e parë të Ligës së Kombeve. Sensoli e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 53-të dhe nisi festën e çmendur për skuadrën e tij.
Hera e fundit që San Marino arrinte ta përfundonte ndeshjen me fitore daton 20 vite më parë. Më saktësisht, bëhet fjalë për 28 prillin e vitit 2004. Festa pritet të jetë e gjatë për lojtarët e San Marinos, pasi një rezultat të tillë mund të mos e provojnë më në karrierën e tyre me ekipin kombëtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/