Historia tragjike e familjarëve të trajnerit të Portos! Tha se Arteta ia kishte sharë gjatë ndeshjes së Champions League, do të ishte shumë e rëndë…

Trajneri i Porto-s, Sergio Conceicao, ka akuzuar trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta se ka fyer familjen e tij ndeshës së Champions League. Skena pas ndeshjes së 1/16-tës mes Arsenalit dhe Portos tërhoqi shumë vëmendjen e tifozëve të futbollit. Trajneri i portugezëve, Sergio Conceicao, erdhi te Mikel Arteta dhe i tha në sy se kishte dëgjuar mallkime drejtuar prindërve të tij të ndjerë.

Edhe pse Arsenali mohon akuza të tilla, Conceicao deklaroi me vendosmëri se gjatë gjithë ndeshjes specialisti spanjoll përdori fjalë sharje. “Arteta ofendoi familjen time. I thashë që personi që ai ofendoi nuk jeton më”, tha Conceicao pas ndeshjes.

Dhe historia e prindërve të trajnerit portugez është vërtet tragjike. Në moshën 18-vjeçare humbi të dy prindërit. I pari i ndërroi jetë babai. Ishte vetëm 16 vjeç kur babai i tij ndërroi jetë në një aksident automobilistik, vetëm një ditë pasi kishte nënshkruar kontratën me Porton.

“Iu luta babait të më linte të shkoja në një qytet të madh si Portoja, e luta dy-tre muaj dhe të nesërmen që nënshkrova kontratën, babai im ndërroi jetë”. Dy vjet më vonë, edhe nëna e tij ndërroi jetë. Conceicao mendoi të largohej nga futbolli. “Mendova të lija futbollin. U ndjeva i humbur në ato momente dhe nuk dija çfarë të bëja. Babai im ishte shumë i rreptë, por unë e adhuroja. Nëna ime ishte idhulli im pas kësaj. Mendoj për ta dhe lutem për ta çdo ditë”, tha Conceicao. /Sport Ekspres/