Nga Klaudio Ndreca
Historitë e çuditshme që vijnë nga ana e Koresë së Veriut nuk kanë të sosur. Nëse i kthehemi pas të kaluarës, kemi edhe raste ndëshkuese që e tejkalojnë imagjinatën, jo vetëm trillime. Pra siç kemi raportuar për Botërorin e Rusisë, mediat e Koresë së Veriut shpërndan lajmin se e kishin fituar ata këtë trofe, duke kaluar menjëherë në finale ndaj Brazilit dhe atje ku udhëheqësi i tyre Kim Jong Un realizoi 20 gola.
Flasim për vendin me diktaturën më të fortë në botë, atje ku nuk lejohet as përdorimi i internetit për të parë të vërtetën. Këtë herë kthejmë në vëmendje historinë e vitit 2010 ku me Botërorin e zhvilluar në Afrikën e Jugut, ka pasur një ndëshkim të tepruar për trajnerin e Kombëtares.
Kështu fillimisht sipas asaj që raportonte “The Guardian”, mediat në Korenë e Veriut nuk e transmetuan ndeshjen e parë kundër Brazilit, nga frika e një turpërimi. Por kur rezultati doli 2-1 në favor të Brazilit, pra ishte i ngushtë në diferencë, atëherë mediat transmetuan menjëherë ndeshjet e mbetura në grup me shpresën për suksesin.
Surpriza e hidhur nuk mund të evitohej, pasi në ndeshjen e dytë Portugalia do ta mundte në shifrat 7-0 dhe Bregu i Fildishtë do ta përmbyllte me një fitore 3-0. Korea e Veriut shkoi në shtëpi me këto humbje, atje ku i prisnin edhe ndëshkimet.
Më konkretisht ishte trajneri i saj Kim Jong-hun që është detyruar të kthehet si punëtor llaçi. Ndërsa nga ana tjetër, lojtarët janë detyruar që të shajnë trajnerin e tyre në një gjyq që zgjati 6 orë, ku thuhej se ka turpëruar emrin e djalit të dikatorit që udhëhiqte asokohe, Kim Jong-il. /Sport Ekspres/