Ashtu si 34 vite më parë, Liverpuli thyen Romën dhe shkon në finalen e madhe në Champions League, ku do të sfidojë Liverpulin.
Një humbje këtë radhë, 4-2 për Romën rezultati final, por një humbje shumë e ëmbël, sepse Liverpuli kishte mbyllur gjithçka në Anfield, duke fituar 5-2.
Sulmi i frikshëm i Liverpulit e tregoi forcën e vet që në fillim, sepse Sadio Mane prëfundoi një kundërsulm rrufe të The Reds dhe u duk se mori fund.
Gjithsesi, në minutën e 15-të Milner shënoi një autogol komik, sepse tentativa e një mbrojtësi të Liverpulit për të larguar topin nga zona dështoi. Topi goditi Milnerin në fytyrë dhe prëfundoi në rrjetë, duke rizgjuar Romën, por në minutën e 25-të Uijnaldum ktheu Liverpulin në avantazh.
Në pjesën e dytë Roma barazoi me Edin Xhekon në minutën e 52-të dhe pak më vonë pretendoi për një penallti që në fakt dukej e qartë, kur një gjuajtje nga El Sharaui u ndal me dorë nga një Aleksandër Arnold. Asgjë për arbitrin dhe Roma pak nga pak nisi të shuhej.
Fundi ishte një show personal nga Raxha Naingolan, i cili 4 minuta para fundit shnëoi një gol të shkëlqyer nga distanca, ndërsa në sekondat e fundit shtesë shënoi një penallti bujare të arbitrit, për të çuar në 4-2 rezultatin final.
Liverpuli në festë, Roma në lot!