Mbrëmjen e djeshme të rinjtë e Rangers janë ndeshur me ekipin e Ballymena United, e vlefshme për Tunnock’s Caramel Wafel Cup. Në këtë ndeshje e nisi nga minuta e parë edhe sulmuesi shqiptar Eros Grezda, i cili nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës për sa kohë ishte prezent në fushë, megjithëse rastet për të nuk munguan.
Grezda u largua nga fusha e lojës në minutën e 84, për t’i lënë vendin lojtarit Nathan Young-Coombes. Ndërkohë, vetëm pak minuta përpara se të vinte zëvendësimi, në të 78-tën, shqiptari ishte ndëshkuar me kartën të verdhë. Kështu futbollisti nuk arriti të linte gjurmë as me ekipin e të rinjve, për t’i treguar në një fare mënyre trajnerit Gerrard se e meritonte një shans të dytë te gjigantët skocez. Meghithatë, kjo është e disata herë që sulmuesi shqiptar aktivizohet me ekpin e të rinjve, aty ku nuk mungon as vlerësimi i trajnerit Murty.
Pas largimit të Grezdës, ka ardhur edhe goli i fitores për të rinjtë e Rangers, të cilët arritën të shënonin në minutën e 87, duke mposhtur kështu kundërshtarët e tyre dhe duke kaluar në raundin e katërt të kompeticionit. /Sport Ekspres/