Beshiktashi do të përballet në mbrëmjen e nesërme kundër Tiranës. Mbetet të shihet sesi do të reagojnë bardheblutë ndaj një fuqie të tillë të futbollit europian. Historia dhe letra flet për një fitore të lehtë të Beshiktashit.
Më herët, Beshiktashi është përballuar katër herë me ekipet shqiptare, duke i fituar të gjitha ndeshjet dhe duke mos pësuar asnjë gol. Në Champions League gjatë sezonit 1986-1987, Beshiktashit ka fituar ndaj Dinamos me shifrat 2-0 dhe 1-0, ndërsa në sezonin 2015-2016 fitoi kundër Skënderbeut në Europa League me po të njëjtat shifrat, 1-0 dhe 2-0. /Sport Ekspres/