Një histori e rrallë vjen nga ish-zëdhënësi i Shakhtar Donetsk, Ruslan Marmazov. Ky i fundit ka treguar kohën kur ekipi u drejtua nga ana e Luceskut, njeriu që e udhëhoqi në suksesin e madh. Rumuni e drejtoi skuadrën nga viti 2004 në 2016 ku arriti që të fitojë tetë tituj kampion dhe në 2009 i dha trofeun e Kupës UEFA.
Por për të treguar sesi ishte trajneri Mircea Lusesku me lojtarët e tij, se çfarë sjellje mbante ndaj tyre, mjafton që të tregohet historia e Spanjës që është thënë nga Marmazov. Teksa futbollistët e Shakhtar ndodheshin duke u përgatitur në Spanjë, u mërzitën vetëm me stërvitjet dhe menduan që të argëtoheshin pak.
Në mbrëmje pasi mbërritën në hotel kishin ftuar disa pro.stituta. Trajneri i tyre e kishte mësuar planin dhe priti deri në momentin që vajzat të shkonin në hotel. “Lojtarët u mërzitën gjatë përgatitjeve në Spanjë dhe kjo është arsyeja pse ata i ftuan prostit.utat në hotel. Mircea mësoi për planin e tyre dhe u shfaq menjëherë kur mbërritën vajzat.
Të gjithë u habitën dhe prisnin një mësim të mirë nga trajneri i cili tha me qetësi: “Djema, paguani vajzat që të shkojnë dhe të flenë,” zbuloi Marmazov. Futbollistët e Shakhtar kanë mbetur të habitur nga reagimi i trajnerit të tyre, me qetësinë e madhe që u foli në atë rast kur pritej ndëshkimi më i ashpër disiplinor. /Sport Ekspres/