Një histori e rrallë duket të jetë ajo e skuadrës belge, Royal Union. Kjo e fundit ndodhej në Kategorinë e Parë të futbollit belg në sezonin e shkuar. Por menjëherë pasi siguroi ngjitjen në elitë, duket se uria e tyre është shumë më e lartë.
Me çudinë më të madhe, Royal është shumë afër titullit kampion në elitë. Aktualisht kjo skuadër renditet në vendin e parë me 54 pikë të grumbulluara, ndërsa pas tyre vjen Club Brugge me 45 pikë. Një histori impresionuese dhe vlen të theksohet se Royal Union ka vetëm një stadium që mund të mbajë 9000 tifozë duke lënë pas vetes edhe një emër si Anderleht. /Sport Ekspres/