Një histori e rëndomtë mes lojtarëve shqiptarë te Zvicra ka ndodhur para pak kohësh. Xherdan Shaqiri nuk ka pranuar t’i bashkohet Zvicrës pasi dëshiron shiritin e kapitenit dhe këtë vlerësim e ka Granit Xhaka.
Fillimisht lojtari i Liverpool nuk i hapte as telefonin Federatës së Futbollit në Zvicër, madje këta të fundit kanë kontaktuar me agjensinë e Jurgen Klopit, për të folur me sulmuesin. Pas disa takimeve me trajnerin Petkoviç, qetësia është rikthyer disi te helvetët.
Shaqiri e ka pranuar vendimin e trajnerit të Zvicrës, për t’i lënë shiritin e kapitenit Granit Xhakës. Gjithashtu një tjetër arsye për t’u larguar nga Kombëtarja nga lojtari me origjinë shqiptare, ishte edhe ftohtësia dhe prishja e marrëdhënieve me trajnerin Petkoviç, por normaliteti po vendoset dhe pritet të rikthehet në ndeshjet e tetorit. /Sport Ekspres/