Crvena Zvezda u përball dje në mbrëmje kundër Bayern Munich në ndeshjet e para të fazës së grupeve në Champions League. Ndeshja u zhvillua në Gjermani, aty ku vendasit fituan lehtësisht me rezultatin 3-0.
Por nuk kanë munguar as provokimet nga tifozët serbë që kishin udhëtuar drejt Mynihut, të cilët shquhen për huluganizmin e tyre. Sipas asaj që përcjell “Indeksionline”, përpara nisjes së ndeshjes, në afërsi të “Allianz Arena”, tifozët e skuadrës nga Beogradi kanë lënë shënime kundër UEFA-s dhe Kosovës, duke e cilësuar këtë të fundit si pjesë të tyren.
“UEFA mbështëet terrorizmin në Europë. Kosova është Serbi”, kanë qenë fjalët që tifozët serbë kanë lënë të shënuara.
Madje shprehja “Kosova është Serbi” i ka shoqëruar tifozët e Crvena Zvezdas në shumë ndeshje, duke mos arritur të pranojnë kështu faktin se Kosova tashmë është një realitet i ri./Sport Ekspres/