Histori frymëzimi! Dy vite më parë u diagnostikua me kancer, sot dërgoi Bregun e Fildishtë në finale të Kupës së Kombëve

Një histori frymëzimi është ajo e Sebastian Hallerit. Dy vite më parë, lojtari i Borusias së Dortmundit u diagnostikua me kancer në testikuj. Një moment i vështirë në jetën e tij, por që kurrsesi nuk e gjunjëzoi. Futbollisti afrikan nuk u dorëzua. Ai gjeti forcën të vazhdonte përpara, duke mposhtur sëmundjen, për t’u kthyer edhe më i fortë në fushën e lojës.

Sot, dy vite më vonë, Halleri përjetoi një nga mbrëmjet më të bukura në karrierë. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë shënoi një gol mjaft të bukur në përballajen kundër Republikës Demokratike të Kongos. Goli i realizuar në minutën e 65 ishte i vetmi i takimit, që përfundoi me shifrat 1-0. Pikërisht falë Sebastian Hallerit, Bregu i Fildishtë siguroi kualifikimin për në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës. Tashmë vetëm një ndeshje e ndan nga trofeu, por për ta marrë në duar këtë kupë, duhet të kalojnë edhe pengesën e fundit, Nigerinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online