Histori e rrallë në Champions League, ndërrohet arbitri pas 10 minutash te Club Brugge-Dortmund

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen Club Brugge-Borussia Dortmund. Arbitri kryesor i takimit, Damir Skomina u detyrua ta mbyllë gjykimin e takimit përpara kohe, përshkak të një lëndimi të marë në fushën e lojës. Pikërisht në minutën e 11-të sfidës Skomina do të zëvendësohej nga bashkëkombasi i tij Dragoslav Periç, i cili bëri debutimin e tij në arenën gjigande europiane.

Kjo është një histori mjaft e rrallë, pasi nuk ndodh gati asnjëherë që gjyqtarët të dëmtohen më fushën e lojës, përshkak se janë të pashqetësuar nga ndërhyrjet e rënda, siç ndodh tek lojtarët. Ndeshja Club Brugge-Borussia Dortmund përfundoi me shifrat 0-3, teksa i përhershmi Haland shënoi dopietë, duke u shpallur dhe lojtari më i mirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online