Histori dashurie/ Çmimi i tifozëve më të mirë, shkon për nënën dhe djalin e vërbër

Një histori dashurie dhe rrënqethëse vjen nga dy persona që janë zgjedhur si tifozët më të mirë nga FIFA. Bëhet fjalë për Silvia Grecco dhe djalin e saj, Nickollas.

Kështu, ky i fundit ka një problem me shikimin dhe është i verbër, ndërsa mamaja i përshkruan gjithçka rreth ndeshjes. “Ajo që i jep kënaqësi të madhe në këtë jetë Nickollas, është futbolli. Shpjegimi i golave është shumë tërheqës”. Nickollas ka lindur para kohe dhe ka peshuar vetëm 500 gramë, në këtë mënyrë duke mos arritur të formojë retinat e tij dhe duke humbur shikimin në të dy sytë. Madje mjeku nuk kishte garantuar siguri se ky fëmijë do të vazhdonte të jetonte.

I gjendur i vetëm dhe pa praninë e familjes, Nickollas ishte katër muaj në kujdes intesiv, ndërsa do të refuzohej nga 12 çifte për ta birësuar. Por do të ishte Silvia e kishte marrë vendimin e saj: “Ai duhej të ishte djali im dhe unë në na e tij”. /Sport Ekspres/