Hiqet dënimi për Skënderbeun, korçarët marrin më në fund lajmin e mirë dhe gati zyrtarizimet

Sikur të mos i mjaftonte dënimi në Europë, Skënderbeu ishte i dënuar edhe në merkato. Korçarët nuk kishin mundësinë që të bënin afrime dhe t’i zyrtarizionin ato për shkak të borxheve të prapambetura.

Megjithatë kjo çështje është zgjidhur dhe më në fund nga ekipi që ka bërë historinë në Shqipëri ka një lajm të mirë. Në sistemin “TMS” shihet qartë se Skënderbeu ka dritën jeshile duke hapur mundësinë për të transferuar futbollistët në hapin e fundit drejt mbylljes së merkatos.

Kështu për Julian Ahmataj do të jetë një ndihmë e madhe pasi do të ketë mundësinë për të marrë futbollistët që janë afruar nga presidenca e klubit. Në orët në vazhdim pritet një sërë zyrtarizimesh nga faqa zyrtare e korçarëve për sezonin e ri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *