Higuain: Miqësorja e anuluar ndaj Izraelit? Më në fund…

Gonzalo Higuain është një personazh i cuditshëm: konsiderohet një ndër sulmuesit më të mirë në botë, i kushtoi thuajse 100 milionë euro Juventusit, por është i famshëm edhe për dështimet e tij në ndeshjet e mëdha, aty ku shihet vlera e një futbollisti të madh. Me Juventusin nuk ka qenë gjëkundi në ndeshjet më të rëndësishme me fanellën bardhezi, me Realin humbi duelin për një vend titullari dhe me Argjentinën është kthyer në simbolin e dështimit, sepse gjithnjë ka arritur të hedhë në erë shanset e kombëtares së tij për trofe.

via GIPHY

via GIPHY

via GIPHY

“Kritikat? Njerëzit shpresojnë që të të ecë ters që të festojnë, por unë jam i kënaqur dhe krenar për karrierën që kam pasur dhe kam ende”, thotë Gonzalo, në një intervistë për TNT Sports.

Higuain mund të mos ishte fare në Botëror, deri në fund ishte në dyshim: “Kur mbeta jashtë kombëtares në tetor, diçka ndryshoi brenda meje. Nuk kam pasur kurrë dyshime që do isha në Botëror. Kur isha fëmijë nuk e imagjinoja kurrë që të merrja pjesë në 3 Botërorë, ky është maksimumi për çdo futbollist”.

Kritika, por edhe duartrokitje, si ato të marra në miqësoren kundër Haitit në Bombonera, në shtëpinë e armikut Boka Zhuniors: “M’u bë shumë qejfi nga duartrokitjet në atë ndeshje, pasi luanim në Bombonera-n e Bokas dhe unë kam qenë i Riverit”.

Ndërkaq, Higuain ka folur edhe për ESPN, duke lëshuar një koment për anulimin e miqësores së planifikuar për në Izrael, sfidë e mbushur me tension dhe akuza, pasi do të luhej në Jeruzalem dhe ishte e qartë që ishte një spot politik për Izraelin, më shumë se futboll: “Më në fund bënë gjënë e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online