Hidi flet hapur: Të jesh tre pikë larg dhe të shkarkojnë, vetëm te Tirana e bëjnë

Isli Hidi është kthyer që të komentojë situatën e Tiranës, duke marrë parasysh faktin që ky lojtar ka qenë pjesë e bardhebluve dikur. Sigurisht që në interesin kryesor është Bylisi ku bën pjesë dhe po vazhdon ecurinë pozitive, por nuk mund të mungojë edhe një koment për kryqytetasit.

I ftuar në emisionin “Sport News Plus” që transmetohet në “News 24” ka komentuar situatën e Tiranës duke u shprehur se nuk ishte trajneri problemi kryesor.

“Të jesh tre pikë me kreun dhe të shkarkohesh, kjo ndodh vetëm te Tirana. Nuk e di sa trajnerë janë ndërruar këto kohë te Tirana. Nuk mendoj se trajneri është problem te Tirana. Unë kam qenë te Tirana dhe gjithmonë ka pasur nga këto probleme. Trajnerit duhe t’i japësh qetësi dhe ta lësh të punojë”, ka thënë Isli Hidi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online