Në Air Albania është hedhur gjatë ditës së sotme shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Goglat kanë rezervuar përballjen e vështirë mes Vllaznisë dhe Laçit që është një ndeshje me aromën e titullit të Superiores.
Nga krahu tjetër Skënderbeu do të ketë përballë Teutën. Korçarët kanë misionin e vështirë për të kaluar në finale pasi i duhet të kalojnë djemtë e Martinit. /Sport Ekspres/
Vllaznia – Laçi (14 prill)
Teuta – Skënderbeu (14 prill)