Monza arriti ngjitjen historike në Serinë A, ku synon të qendrojë gjatë dhe të mos jetë thjesht kalimtare. Së fundmi ka nisur të qarkullojë edhe emri i Mauro Ikardit për klubin nga Brianza. Adriano Galiani ka thënë për gazetarët italianë se një transferim i tillë nuk është i pamundur, por kostot ekonomike janë jashtë kapacitetit të Monzas.
“Nuk mbaj mend të kem thënë ‘është e pamundur’. Ata janë lojtarë, pagat dhe kostot e të cilëve janë absolutisht të paarritshme”, ka thënë Adriano Galiani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/