Heshtni! “Ping-pong” mes klubeve të kryeqytetit, Tirana thumbon Partizanin: Fryma e fundit, por jo me gola barazimesh

Nga Klaudio Ndreca

Një “ping-pong” i vërtetë po bëhet në këto kohë të pandemisë në faqet zyrtare të klubeve të kryeqytetit, më saktësisht mes Partizanit dhe Tiranës. Loja është hapur dhe thuajse në çdo ditë kemi thumbime dhe kundërpërgjigje.

Të kuqtë kanë reaguar edhe në ditën e djeshme, duke shfaqur “filmin e sekondave të fundit”, pra me golat që i kanë shënuar Tiranës në minutat ekstreme. Ndërkohë vetëm pak minuta më parë ka ardhur edhe kundërpërgjigja e bardhebluve.

Këta të fundit janë kapur me pjesën se në disa prej golave që Partizani kishte shfaqur në “film”, ishin kur është barazuar rezultati. Ndërkohë Tirana ka publikuar disa gola në minutat e fundit, që i përkasin fitoreve ndaj të kuqëve. Gjithashtu në fund kanë bërë edhe shenjën e heshtjes. Por me siguri që kjo lojë ka për të vazhduar, deri në momentin që do të rinisë Superiorja. /Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online