Samir Nasri ishte një nga lojtarët kyç të Manchester Cityt në kohën kur “qytetarët” fituan titullin dramatik në minutat e fundit. Në atë periudhë në krye të pankinës së të kaltërve ishte Roberto Mancini, i cili duket se nuk ka pasur aspak marrëdhënie të mira me lojtarin francez. I ftuar në një intervistë, Samir Nasri deklaroi se në ndeshjen ndaj Ëolverhampton, gjendja u bë aq delikate, sa ishte bërë gati ta qëllonte me këpucë trajnerin italian.
“Gjatë pjesës së parë ai më fliste vazhdimisht. Në pushim i thashë të ndalonte dhe të mos e bënte më këtë, ose në të kundërt le të më zëvendësonte nëse ishte i pakënaqur. Ndërkohë, në dhomat e zhveshjes hoqa këpucët dhe u ula afër Yaya Toure, i thashë se nëse Mancini do të më fliste atëherë do t’i gjuaja me këpucë”- u shpreh Nasri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/