Pau Lopez ishte heroi i Romës në përmbysjen e arritur kundër Ajaksit, atje ku ekipi italian fitoi në shifrat 1-2. Holandezët kishin gjithçka në zotërim dhe do të kalonin në avantazhin 2-0 nëse Dusan Tadic nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53.
Këtu erdhi edhe kthimi i historisë teksa vetëm katër minuta më vonë Pellegrini do të barazonte rezultatin, ndërsa Ibanez shënoi golin e fitores në minutat e fundit. Por heroi i vërtetë ishte Pau Lopez pasi e shpëtoi Romën nga të paktën tre gola të sigurt falë pritjeve të tij.
I pyetur për mënyrën sesi ia priti penalltinë Tadic, pasi zgjodhi të qëndronte në qendër, Lopez ka treguar se ishte tërësisht e studiuar. “E dija që godiste shumë herë në qendër nga 11 metrat. I kisha parë shumë video gjatë javës dhe prandaj bëra atë zgjedhje. Isha me fat”, u shpreh Lopez. /Sport Ekspres/
(Momenti i penalltisë 3:33)