E çuditshme por e vërtetë. Për të parën herë në historinë e tyre, anglezët kualifikohen në llotarinë e penalltive në një Kupë Bote. Nuk kishte ndodhur kurrë dhe ishte, si të thuash, thembra e Akilit. Madje, ai që sot është trajner, Sauthgejt, në Euro 1996, ka humbur penallti vendimtare për “Tre Luanët”…
E megjithatë, kur futbollisti Henderson gaboi, teksa Ospina i priti 11-të metërshin, hijet e të shkuarës u kthyen, por do të ishte Baka ai që, në fund, do të gëzonte Ishullin e futbollit…