Bajerni i Mynihut është klubi dominues në Gjermani dhe tashmë triumfi në kampionat nuk është ndonjë motiv për festime të jashtëzakonshme, aq sa sfidat e Bundesligës janë kthyer në rutinë. Megjithatë, diplomacia duhet ruajtur gjithmonë dhe nuk duhen bërë batuta të hidhura, pasi gjithçka mund të të kthehet mbrapsht.
Kështu ka ndodhur me presidentin e Bajernit, Uli Hënes, i cili fundjavën e shkuar, pas fitores 3-0 në Hanovër, u pyet nga gazetarët nëse Reali ishte i favorizuar nga fakti që e bëri fundjavën pushim, duke qenë se luhej finalja e Kupës së Mbretit. “Reali pushim? Edhe ne e bëmë pushim, sot ishte si një ditë pushimi për ne”, deklaroi duke qeshur Hënes.
Pak ditë më vonë Hanovërit i vjen rasti për hakmarrjen e madhe, sepse në faqen e vet zyrtare në Twitter ka postuar një mesazh për Bajernin, pas humbjes ndaj Realit: “Oh, i dashur Bajern, me sa duket “Pushimi” nuk paska qenë shumë i mirë. Ah, po, ka edhe ndeshje kthimi”.
Oh oh, lieber @FCBayern, da war die „Pause“ wohl doch nicht so gut… ?
Na ja, dann eben im Rückspiel! ?#FCBRMA #PauseInHannover #Hoeneß #H96FCB #H96 #NiemalsAllein ??? https://t.co/lOazH6txZT
— Hannover 96 (@Hannover96) April 25, 2018
Ein @ChampionsLeague-Halbfinale ist noch nie in einem Spiel entschieden worden. #WeiterImmerWeiter #FCBRMA #MiaSanMia pic.twitter.com/55lY1zgjHk
— FC Bayern München (@FCBayern) April 25, 2018