“Hej, jam akoma 27-vjeç unë”, Sindrit Guri i paralajmëron në Belgjikë: Shikoni Ibrahimoviç, ja çfarë më tha trajneri

Nga Klaudio Ndreca

Në ditën e nesërme Sindrit Guri feston datëlindjen, me urimin më të mirë që mund të ishte rikthimi në nivelet e larta të futbollit. Shkëlqimi në Superiore i shtroi rrugën këtij sulmuesi për transferimin në Belgjikë atje ku është pjesë e Ostendes.

Tre sezone dhe vetëm katër gola të shënuara, padyshim që këto statistika janë shumë negative për të. Por gjatë karrierës në Belgjikë nuk ka pasur aspak fat pasi ka kaluar shumë dëmtime që e kanë penalizuar. Në një intervistë për mediat belge, Guri shprehet se ekzistojnë gjasat për të rinovuar me Ostenden, e cila përfundon në fundin e këtij sezoni. Si shembull sjellë rastin e Zlatan Ibrahimoviç që po luan në nivelet më të larta.

“Epo kam pasur një periudhë shumë të vështirë. Dikur kisha një dëmtim në kyçin e këmbës që më mbajti jashtë për një javë. Shpatulla mu zhvendos dhe pata një tjetër frakturë. Më është dashur të rikuperohem për një muaj e gjysmë. Pastaj theva gishtin e vogël të këmbës dhe mezi qëndroja. Shumë e dhimbshme. Më duheshin paterica. Por sërish isha i etur t’i tregoja klubit për vlerat e mia. Tani mund të stërvitem më në fund plotësisht përsëri. Bëj edhe ushtrime shtesë për t’u kthyer më i fortë se kurrë. Trajneri më tha se beson ende te mua.

Kjo skemë lojë që praktikohet te Ostende më përshtatet shumë. E çfarë uroj për datëlindjen? Thjesht të qëndroni të shëndetshëm. Vetëm kështu mund të luaj dhe të bëj shumë gola. Kam pasur një fillim të mirë në sezonet e fundit dhe më pas hoqa dorë nga vendi i titullarit. Tani ka nisur keq për mua dhe mund të jetë vazhdim i bukur (qesh).

A do të rinovoj? Nuk e di ende se sapo u ktheva nga dëmtimi. Por nëse luaj mirë, mund të rinovohet. Hej, unë jam vetëm 27-vjeç (qesh). Megjithëse ndihem si i moshuar këtu pasi mosha e shokëve të ekipit është te 20-tat. Shikoni Ibrahimoviç që ka bërë një “karrocë me gola” pas datëlindjes së tij të 27 dhe çfarë karrierë po zhvillon”, tha Guri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *