Në Shqipëri për vetë natyrën tonë ka hatërmbetje nga më të çuditshme. Një rast e ka treguar edhe ish-arbitri i njohur në Kosovë, Përparim Hasani.
Gjithmonë duke bërë detyrën e tij, duke mos bërë diferenca dhe kur flitej për familjarët e tij që gjendeshin në fushë. Në emisionin “Favorit” ka treguar edhe një ngjarje të paprecedent: “Unë kam ndëshkuar djalin e vëllait dhe është e vërtetë që e kam ndëshkuar edhe djalin e hallës në derbin më të madh në Kosovë, Drita-Gjilani. Ndërsa me vëllain skemi folur për një vit për shkakun e futbollit. Ai është drejtor sportiv te Flamurtari dhe ka qenë në dy “play-offe” për të rënë nga kategoria, duke i humbur. Për 1 vit nuk fola me të”, e mbyll Përparim Hasani. /Sport Ekspres/