Nuk ka më dyshime, Alban Hasani do të jetë në rolin e drejtorit sportiv të Vllaznisë. Zyrtari kuqeblu do të prezantohet ditën e mërkurë nga klubi. Ai është një emër i rëndësishëm i futbollit në Shkodër dhe tashmë merr këtë promovim nga skuadra veriore.
Hasani ishte në rolin e drejtorit të Akademisë dhe ka arritur goxha suksese me të rinjtë e Akademisë. Zyrtari kuqeblu ka fituar 29 trofe me moshat, ndërsa dërgoi për herë të parë një ekip të rinjsh në Champions League. Vllaznia do të përfaqësohet për herë të dytë në Champions League sivjet.
Drejtori i Akademisë ka patur sukses dhe me promovimin e lojtarëve të rinj në ekipin e parë, pasi ka firmosur me disa prej tyre. Shumë nga këto lojtarë kanë qenë dhe pjesë e Kombëtareve të moshave. Hasani ka marrë përsipër detyrën e vështirë që të ringrejë Vllazninë. Të shohim nëse do t’ia dalë mbanë!