Hasani i vetmi që merr ftesën nga Superiorja, 6 lojtarë shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet e muajit mars, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Fqinjët lindorë do të kenë përballë Rumaninë, Lihtenshtajnin dhe gjigantët e Gjermanisë. Angelovski ka publikuar emrat e lojtarëve që dëshiron të ketë nën urdhërat e tij, me të cilët beson se mund të arrijë rezultatet pozitive.

Nuk mund të mungojnë lojtarët shqiptarë në këtë listë, teksa plot 6 prej tyre kanë origjinë shqiptare. Ndërkohë ftesa i ka mbërritur edhe afrimit të bujshëm të Partizanit në merkaton e dimrit, Ferhan Hasanit. Megjithëse nuk ka bërë ende debutimin si titullar me të kuqtë, trajneri i përfaqësueses maqedonase ka vendosur të ketë në dispozicion për të treja ndeshjet. Hasani është i vetmi lojtar i Superligës që grumbullohet nga Maqedonia e Veriut këtë herë, pasi dy mbrojtësit e Tiranës nuk kanë marrë ftesën e Kombëtares së tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

PORTIERË: Stole Dimitrievski (Rayo Valekano, Spanjë), Damjan Shishkovski (Doksa, Qipro), Martin Bogatinov (Etnikos Ahna, Qipro), Riste Jankov (Rabotniçki);
MBROJTJE: Stefan Ristovski (Dinamo Zagreb), Visar Musliu (Fehervar, Hungari), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kire Ristevski (Ujpesht, Hungari), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Ezgjan Alioski (Lids Junajted, Angli), Gjoko Zajkov (Sharlroa, Belgjikë);
MESFUSHORË: Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Boban Nikollov (Leçe, Itali), Stefan Spirovski (AEK Larnaka, Qipro), Elif Elmas (Napoli, Itali), Tihomir Kostadinov (Ruxhomberok, Sllovaki), Daniel Avramovski (Kajzerispor, Turqi), Marjan Radeski (Akademia Pandev), Ferhan Hasani (Partizani, Shqipëri);
SULMUES: Goran Pandev (Xhenova, Itali), Ivan Triçkovski (AEK Larnaka, Qipro), Ilija Nestorovski (Udineze, Itali), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanjë), Krste Velkovski (Sarajevo, Bosnjë dhe Hercegovina), Vlatko Stojanovski (Shambli, Francë);

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *