Hasan Lika, gati të kthehet në stol. Nga Rubrika Sportive në RTSH, ish-trajneri i Teutës, ka pranuar se është në bisedime me drejtuesit e Luftëtarit, pas largimit të trajnerit Fernandez, teksa ka mbetur edhe Luis Kurbelo.
“Po, jam në bisedime për stolin e Luftëtarit, por të presim dhe shohim”. Një deklaratë kjo që konfirmon se, sa po të gjendet gjuha e përbashkët ekonomike, Lika do të kthehet.
Për Hasan Likën do të ishte eksperienca e pestë në një pankinë klubi, pasi ka drejtuar Partizanin, Teutën (disa herë), Apolloninë dhe Kukësin. Sakaq, ai ka qenë edhe trajner i U-21 të Shqipërisë.