“Harrova të merrja bilbilin me vete”, arbitri shqiptar tregon sikletin dhe emocionet: Kemi filluar të qajmë

Genc Nuza do të ishte i pari gjyqtar shqiptar nga Kosova që do të arbitronte një ndeshje ndërkombëtare, duke bërë që data 27 mars e vitit 2017 të jetë e shenjuar për të. Padyshim që një moment i tillë të jep emocione të mëdha dhe këtë e konfirmon edhe vetë arbitri në një intervistë me “Gazetën Blic”. Së bashku me Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn gjykuan ndeshjen mes Turqisë dhe Moldavisë në një stadium si ai turk, u tifozët nuk mungojnë asnjëherë.

Një moment i tillë i ka prekur të 3 gjyqtarët shqiptarë, të cilët nuk i kanë mbajtur dot lotët e tyre prej emocioneve që ishin duke përjetuar. Por këto të fundit bënë punën e tyre, duke e vënë Genc nuzën përballë një momenti tejet të sikletshëm. Arbitri shqiptar tregon se pas përfundimit të himneve kupton se kishte harruar bilbilin e tij në dhomën e zhveshjes. Megjithatë fatmirësisht do të ishte gjyqtari i 4-t turk, ai i cili do e shpëtonte nga një situatë e tillë, teksa do të shkonte drejt dhimave të zhveshjes për t’i dorëzuar bilbilin pa u vënë re.

“Kur kemi filluar të bëjmë nxehjes para ndeshjes, ne kemi filluar të qajmë, i pari startoi Selimaj, ndërsa ne pas tij. Kemi pasur shumë emocione, sa që na rrjedhën lotët.

Pasi përfunduam procedurat, u rikthyem në zhveshtore. Zakonisht ne arbitrat kryesorë para sfidave e fusim bilbilin e ndeshjes në ujë, pasi vepron më mirë, të njëjtën gjë e kam bërë edhe unë para asaj ndeshje. Me tu futur në stadium, pas intonimit të himneve, unë fillova ta bëjë shortin dhe në ato momente e kam kuptuar që më mungon bilbili! Paramendojeni, kur jeni në lojën e parë, para mijërave shikuesve, ke përgjegjësi për të gjykuar yjet e futbollit dhe e harron bilbilin. Mund ta paramendoni vet se si jam ndier unë në ato momente

Megjithatë, fatmirësisht e menaxhova shumë mirë situatën, pasi kolegu ynë i cili ka qenë gjyqtar i katërt, turku Alper Ulusoy, e kuptoi që unë nuk jam diçka rehat dhe përmes kufjeve ia kumtova lajmin dhe i kërkova ndihmë. Ai më tha se do të ma dhurojë bilbilin e tij, mirëpo nuk pranova, sepse është shumë vështirë të referosh me bilbilin e dikujt tjetër, këtë e dijnë shumë mirë të gjithë gjyqtarët. Isha shumë në distancë me zhveshtoret dhe mund të them se duheshin katër apo pesë minuta për të shkuar tek bilbili im. Por, gjyqtari turk Ulusoy ka shkuar në dhomën e zhveshjes dhe e ka marrë bilbilin dhe ma ka sjellë mua. Ne u kordinuam dhe ne bëmë një improvizim sikurse po përshëndeteshim dhe unë ia mora bilbilin, pa u vërejtur shumë ky detaj. Pastaj filloi ndeshja dhe ajo shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme!”, ka thënë Nuza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online