Harrojmë lehtë! Mbajti ndezur krenarinë dhe shpirtin e shqiptarëve, Kombëtarja ka edhe…Myrto Uzunin!

Në këtë kohë kur Shqipëria po shkëlqen me rezultate dhe janë të shumtë lojtarët që po spikasin, kemi harruar edhe një element që ka mbajtur ndezur shpirtin dhe krenarinë e shqiptarëve, Myrto Uzuni.

Gjatë sezonit të shkuar, Uzuni ishte i vetmi që pushtonte mediat tona për shkak të sukseseve të mëdha te Granada, atje ku është kthyer në një idhull për tifozët. Një moment jo i mirë në Kombëtare dhe fakti që po shpërthejnë të tjerë elementë, nuk do të thotë se Shqipëria dhe tifozët duhet të harrojnë Myrto Uzunin.

Sulmuesi mund të shpërthejë dhe shënojë në ndeshjen e radhës kundër Çekisë, e më pas do të jenë të gjithë që do të tregojnë se gjithmonë e kanë ditur se çfarë potenciali zotëron ky lojtar, por në këtë moment, “e kanë harruar”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *