Haris Fakiç është një prej personave më të vlerësuar në Skënderbeun e historisë, që arriti të kalojë deri në grupet e “Europa League”. Flasim për njeriun që gjeti futbollistët më të mirë në qarkullim për një ekip shqiptar, duke bërë diferencën dhe më pas këto lojtarët shiteshin për shifra të larta.
Pasi Gjykata Federale ka mbajtur në fuqi vendimin e KAS, duket se te korçarët do të largohet edhe drejtori sportiv. “Gazeta Olle” raporton se Fakiç është pranë kalimit te ekipi i Ballkanit, ku do të marrë rolin e drejtorit sportiv. Më herët ishte Bajram Jashanica që u transferua tek skuadra e Ismet Munishit, duke refuzuar një sërë ofertash nga pretendetët për titull të Superiores. /Sport Ekspres/