Zikaltërit nuk pësojnë gol prej 9 ndeshjesh, teksa fitojnë edhe në mënyrë të “pisët” atëherë kur duhet
I shëmtuar dhe fitues. Është sekreti i suksesit për një skuadër futbolli. Napoli i pëlqen të gjithëve, ka një lojë të rrjedhshme, por sapo mekanizmat e “vajisura” nga Sarri ngecin, skuadra hutohet dhe lëshon gjithçka. Komplimenti më i mirë që mund t’i bëhej Milanit të Kapelos ishte se ishte një skuadër cinike, e aftë të mbante portën të paprekur për 9 ndeshje. Interi më pak emocionues i të gjithë sezonit, që ka arritur suksesin e katërt radhazi, duhet t’i thotë faleminderit, mbi të gjitha Handanoviçit, vendimtar në të paktën dy raste.
STATISTIKAT – Statistikat flasin qartë. Krotone arrin të godasë tetë herë dhe në 4 raste arrin të shënjestrojë portën. Por, ndërmjet kalabrezëve dhe golit të parë të tyre në Serinë A ka një “mur”. i jashtëzakonshëm, sidomos në pjesën e dytë slloveni, kur ndal Tonevin në dalje dhe kur arrin të fluturojë për të devijuar në dalje goditjen me kokë të Rodenit. Nëse Interi nuk përfundon në “tapet” përpara golit të Skriniarit është e gjitha meritë e Samirit. Dhe Spaleti e duartroket atë bashkë me soliditetin e prapavijës, thelbësor për të arritur çdo lloj objektivi. Pastaj ndonjëri do të mendojë për vijën e parë dhe zakonisht në shtëpinë e zikaltërve janë gjithnjë ata, Ikardi dhe Perisiç.
MBROJTJA – Në “Scida” trajneri toskan ka propozuar të njëjtën 11-she siç ka luajtur edhe ndaj Spal-it. Kundër ferrarezëve, Galjardini ka qenë më i miri në fushë, ndërsa, në Kalabri ka qenë ndër më të dobëtit. Ai ka fituar vetëm një duel, duke rikuperuar dy topa dhe duke humbur plot 12. Lëviz keq dhe kështu Spaleti e thërret në stol për Veçinon, siç kishte bërë në transfertën fituese ndaj Romës në “Olimpico”.
I SHËMTUAR – Të shumtë kanë qenë lojtarët nën nivelin e pritur edhe pse janë mbuluar nga një super Skriniar, të cilin Spaleti e ka vlerësuar publikisht. “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, perfekt. Gjithmonë i kujdesshëm, i fortë fizikisht, i aftë në pasime. Është një titullar dhe unë që në fillim besova te ai”. Dhe e reja e këtij Interi, që trajneri do t’i japë “imazhin” e tij është pikërisht te goli, i shëmtuar i sllovakut që arrin pas tentativës së katërt në mes të mbrojtësve të Krotones. Atje ndodhet e gjitha “dora” e trajnerit toskan të zikaltërve. Sepse ky Inter nuk duhet të jetë i bukur për t’u parë, por duhet të marrë 3 pikët edhe në ndeshje të komplikuara.