Luçiano Moxhi ka mbetur i pakënaqur nga ajo fitore e Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Interit. Pavarësisht se rezultati foli për bardhezinjtë, mënyra se si u arrit nuk bind ish-drejtuesin e “zonjës së vjetër”. Moxhi ka bërë përgjegjës për atë humbje të Interit portierin Handanoviç dhe mbrojtësin Jang, gabimet e të cilëve vendosën ndeshjen.
“Më pëlqen të fitoj. Nëse fiton ndaj Interit, fiton kundër një ekipi të madh, por gjithashtu duhet të shohim se si fituam, përndryshe bëjmë gabime. Nuk pashë një pjesë të dytë në rritje. Ata shënuan një gol në fillim dhe më pas nga zakoni i trajnerit tërhiqen për të mbrojtur rezultatin. Ne shënuam dy gola sepse mund ta shihni që lojtarët e Interit kishin pirë para se të luanin.
Jang nuk mund të ndërhyjë ashtu, ai ishte shumë naiv. Atëherë në golin e dytë, nëse unë do të isha menaxheri i Interit, do të kisha hyrë në fushë, do të kisha qëlluar me shpullë Handanoviç dhe pastaj do t’i shpjegoja atij arsyen në fund. Kush gabon atje më shumë? Handanoviç gjatë gjithë jetës së tij, është diçka që nuk bëhet as në mesin e amatorëve.
Ne nuk emocionohemi shumë për fitoren, sepse është një fitore e drejtuar nga episodet. Penalltia nuk është një dhuratë, por një arbitër personaliteti ndoshta nuk do ta kishte dhënë atë. Jang shikon topin mbi traversë dhe ndërhyn, ai ishte shumë naiv. Edhe të rinjtë do t’ia kishin vlejtur. Ne nuk jemi shumë të lumtur me një fitore si kjo, ishte më shumë një pameritë e Interit sesa fitore për Juven”, ka thënë Luçiano Moxhi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/