Piloti i Mercedesit, Ljuis Hamilton, ka fituar Çmimin e Madh të Francës, duke u nisur nga vendi i parë dhe duke mos lëshuar në asnjë moment, duke marrë fitoren që e kthen në krye të renditjes për pilotë.
Maks Verstapen me Red Bull doli i dyti dhe Kimi Raikonen me Ferrari u rendit i treti.
Kampioni në fuqi Hamilton nuk vuajti në asnjë moment, ndërkohë që pas tij Sebastian Fetel u përplas me Valteri Botas dhe u desh të hynte në pit-stop, duke zbritur në fund dhe duke u ngjitur gradualisht, derisa e mbylli në vendin e pestë, pas Daniel Rikardos me Red Bull.
Hamilton ka 145 pikë pas 8 garash, ndjekur nga Fetel, i cili tashmë është 14 pikë pas.
Ishte fitorja e 65-të e Hamiltonit në karrierë, i dyti në histori, pas Mikael Shumaker me 91.
From a one point deficit to a 14-point lead
After 8/21, advantage @LewisHamilton #FrenchGP ?? #F1 pic.twitter.com/nsXioSXKqY
— Formula 1 (@F1) June 24, 2018