Botërori është në prag, skuadrat janë duke zbritur në Rusi, trajnerët bëjnë provat e fundit dhe gjithçka duket gati.
Jo për Meksikën, në fakt, që në këtë moment po merret me një histori absurde dhe është në siklet të madh.
Para pak ditësh 9 lojtarë festuan deri në mëngjes në Nju Meksiko me alkool e prostituta dhe pas disa ditësh sekreti doli në një revistë meksikane.
Siklet i madh për federatën meksikane, por nuk mbaroi me aq, sepse mbrojtësi Hektor Herrera u kthye urgjentisht në Meksikë, për të sqaruar bashkëshorten.
Sherr në familje, por edhe hatërmbetje e futbollistit të Porto, i cili ka disa dilema. Kush i nxorri fotot? Pse shfaqej pikërisht ai në shumë foto, ndryshe nga disa lojtarë që ishin në festë? Çfarë bëri federata për të mos lejuar publikimin e sekretit? Pse nuk u saktësua që festa nuk i kaloi disa limite dhe kishte thjesht muzikë e alkool në një lokal nate?
Mediat në Meksikë shkruajnë se mbrojtësi mund të braktisë Kombëtaren para Kupës së Botës dhe se skuadra është e përçarë keqas, me grupe lojtarësh që janë të izoluar nga të tjerët. Të shohim, por me siguri Meksika nuk do e fitojë dot Kupën e Botës në këto kushte.