Është thënë e stërthënë që futbolli poshtë Kategorisë Superiore ka plot halle, duke nisur nga ato financiare, ndaj nuk ka pse habit fakti që skuadrat udhëtojnë brenda ditës për ndeshjet, edhe pak orë para startit, përtej lodhjes, që është mëse logjike.
Vllaznia B udhëtoi sot drejt Kavajës, por ndonëse u nis disa orë para takimit dhe në teori duhej të ishte në mesditë në Kavajë, një bllokim i jashtëzakonshëm i trafikut gjatë rrugës i frenoi për më shumë se një orë, duke bërë që mbërritja në Kavajë të realizohej vetëm pak minuta para orës 14.00.
Për pasojë, një nxehje e shkurtër dhe ndeshja filloi 15 minuta me vonesë.