“Hallaçin nuk duam ta djegim”, Gjici: Kur ndërrojmë trajnerët arrijmë objektivin, 10 vite në Europë

Kukësi përflitet gjithmonë se është klubi që i ndërron më shpesh trajnerët. Por nga ana tjetër Safet Gjici e sheh si çelësin e suksesit këtë pjesë pasi ndryshimet vijnë gjithmonë në momentin kur gjërat nuk ecin mirë, për të realizuar më pas objektivin.

I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës’, kreu i verilindorëve tregon edhe statistikën se Kukësi është pjesë e Europës prej 10 vitesh, për të mbyllur diskutimin e zgjedhjeve të tij. Ndërkohë kur flitet për Hallaçin thuhet se nuk duhej të digjej me rezultatet e dobëta.

“Josa në pankinë? Natyrisht që klubi vendosi për trajnerin dhe ka menduar që në këtë situatë të merrte këtë vendim. Për shkak të mungesës së pikëve dhe eksperiencës, Hallaçi është i ri me perspektivë, morëm Josën. Duhej një trajner me eksperiencë.

E morëm Gegën për të shkuar gjatë. Ishte pafat, prej COVID-it. Sëmundja bëri të veten. Kukësi ka ndryshuar trajnerë sa të tjerët, por flitet se ndërrojmë më shumë. Ndryshimet bëhen vetëm prej rezultateve. Ose edhe dorëhiqen sikur ndodhi me Gegën.

Je i detyruar të bësh lëvizje, nisesh për mirë, por edhe nuk ecën. Kur kemi ndryshuar trajnerë i kemi realizuar objektivat. Kemi 10 vite që marrim pjesë në Europë. Ne duhet t’ia bëjmë hyzmetin dhe me këtë staf e ekip të marrim rezultatet që na duhen.

Hallaçit nuk i është premtuar vendi. Meqë e doni më shumë ju Hallaçin se ne… po ia fusni kot. PO ju tregoj të vërtetën. Ai është trajner i ekipit U21. E drejtoi ekipin kur ishte Gega me Covid eci mirë. Pasi u dorëhoq, atëherë lamë Hallaçin. Nuk ishte trajner i përhershëm. Ai është trajner i mirë dhe nuk duam ta djegim. Me rezultate të dobëta digjet”, tha Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online