Halili “i koduar” për Memën: Dorëheqjet i pranojmë, barazimi me Flamurtarin ishte humbje

Në media është përfolur shumë për një shkarkim të Ardian Memës. Tekniku bardheblu po rrezikon shumë duke parë rezultatet e fundit që ka marrë Tirana dhe që shkojnë larg objektivit për të fituar titullin kampion.

Mbledhje për afro 30 minuta është zhvilluar mes presidentit Halili, trajnerit Mema dhe lojtarëve. Në fund është vendosur vazhdimi i bashkëpunimit, por fjalët e thëna në përfundimin e saj për mediat janë disi të koduara. Këtu flasim për Halilin, që e rrit disi presionin e punës së Memës, duke u shprehur se nëse dikush nuk e mban dot punën e tij, atëherë duhet ta paraqes dorëheqjen, pasi Tirana është një klub ku ka presion.

“Besimi vazhdon. Shpresoj të ketë sukses. Nuk mund të flasim për ndeshje të caktuara. Njeriu është i lirë, kushdo që do të dorëhiqet apo nuk e përballon dot dhe nuk e mban punën që ka marrë përsipër, atëherë ne bisedojmë dhe ia pranojmë. Kushdo qoftë ai. Tirana është një klub që ka presion, megjithëse trajneri ynë nuk ka asnjë lloj presioni. Ne kemi marrë tre humbje rresht, pasi edhe atë barazim me Flamurtarin e quajmë si humbje”, ka thënë Halili. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online