Halep thyen mallkimin, më në fund triumf në Grand Slam

Simona Halep më në fund ka thyer një mallkimin, sepse ishte numri 1 i renditjes botërore në tenis për femra që prej tetorit të shkuar, por në karrierën e vet nuk kishte fituar asnjë turne në Grand Slam.

Sot tenistja 26-vjeçare mposhti 2-1 me sete (3-6,6-4,6-1), me përmbysje, amerikanen Sloan Stivëns. Triumfi i parë madhor në karrierë, pas tre finalesh të humbura, dy prej të cilave pikërisht në Paris, në 2014 e 2017.

Rumunia e fundit që ia doli të fitonte në Paris ishte Virxhinia Ruziçi, fiks 40 vite më parë. Ruziçi është tashmë menaxhere e Halepit, që para disa vitesh u bë e famshme për shkak se zvogëloi gjoksin. Një sakrificë e madhe, kishte një gjoks që e ëndërrojnë shumë femra, por Halep donte të triumfonte në sport dhe sakrifica ia vlejti, tani është numri 1 realisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online