Hala: Nuk më vjen keq, njoftoj UEFA-n për jokorrektësin

 

Mund të jetë shumë unike që në një garë ku duhet të propozohesh nga dikush të mos marrësh asnjë votë. Ka ndodhur në zgjedhjet e FSHF-së ku kandidati Shpëtim Hala nuk ka marrë asnjë votë. Në pushimin e dhënë për raundin e dytë Hala ka dhënë një prononcim të shkurtër për “Rtsh Sport”, ku ka treguar se nuk i vjen keq.

“Unë ndihem fituesi moral, për faktin se ka pasur një presion shumë të madh politik dhe mediatik. Delegatët nuk kanë qenë të qetë për të votuar platformat, pasi janë ndikuar politikisht. U bëra pjesë e kam kontribuar në sport. Nuk më vjen keq, pasi konkurroja me dy të fortë. Besoj se dy nga votat e pavlefshme mendoj se janë të miat. Do e shoh në fund për korrektësi”.

 

“Çdo njeri votën e vendos vetë. Mua nuk më vjen keq se nuk ,mora votë, por për organizmin e këtyre zgjedhje”.

“Besoj se ka pasur ndikim nga të dyja krahët e politikë. Nuk kam fakte, por besoj se ka pasur ndikime politike. Kjo nuk është në të mirë të futbollit., Nuk duhet të vinin përfaqësuesit e UEFA-s të na tregonin ne rregullat e lojës. Duhet ta tregonim ne”.

“Unë jam fitues mora dhe vijoj ta them. E kam dhënë dorëheqjen se është ofenduar kombi im. Kam qenë shumë i anashkaluar nga media. Mendoj se do kisha më shumë hapësirë. Unë them mendimin tim. Flas për të gjitha mediat”.

“Pas pak ditësh do të dërgoj e-mailin zyrtar në UEFA ku do të pasqyroj se çfarë sipas meje nuk ka qenë korrekte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online